
Flamurtari është shpallur kampion i Kategorisë së Dytë. Vlonjatët si fitues të Grupit B, u përballën me Luzin, fitoi Grupin A, për të fituar titullin kampion .
Fati i buzëqeshi vlonjatëve, që troiumfuan pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1. Pavarësisht se Flamurtari u shpall kampion, në Kategorinë e Parë ngjitet edhe Luzi.
Në dy ndeshjet “play off”, Oriku mposhti minimalisht Veleçikun dhe tashmë ka një ndeshje me Pogradecin, ku do të përcaktohet skuadra që do të luajë në Kategorinë e Parë për sezonin tjetër. Ndërkohë Devolli eliminoi Labërinë pas penalltive dhe do të përballet me Turbinën, për një vend në Kategorinë e Parë.
Për sa i përket fazës “play out”, Ada siguroi mbijetesën pasi mposhti 2-1 Gramozin, me këta të fundit që kanë një ndeshje shtesë me Delvinën, ku do të përcaktohet edhe skuadra tjetër që do të luajë në Kategorinë e Dytë.



