
Bayerni ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm për të ardhmen . Ashtu siç e parashikonin se do të ndodhte herët a vonë kanë arritur rinovimin e kontratës me mesfushorin Leon Goretzka e cila do ta mbajë lidhur me ‘’ Allianz Arenën ‘’ deri në 2026-tën. Për gjermanin luftonte fuqishëm Real Madridi por tashmë 26 vjeçari ia ka mbyllur përfundimisht derën ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe i ka qëndruar besnik kampionëve në fuqi të Bundesligës me të cilët ka fituar shumë famë.
Në lidhje me rinovimin , Leon Goretzka gjatë një interviste është shprehur shumë i kënaqur për qëndrimin tek Bayerni dhe e ka mbyllur me këto fjalë :
“ Kam patur mundësinë të fitoj çdo titull me Bayernin dhe shpresoj që të përsërisim historinë në sezonin aktual . Jam shumë i lumtur këtu dhe e konsideroj këtë ekip si familjen time ‘’ , ishin këto fjalët e Leon Goretzkas .
Këmbngulja e pareshtur e drejtuesve gjermanë i dha frytet dhe tani e tutje traineri Julian Nagelsmann do të ketë një garanci në mesfushë në një sezon në të cilin Bayerni do të tentojë fitimin e çdo trofeu të mundshëm .
Eksperienca e deritanishme me gjigandët e Bundesligës përmblidhet në 118 ndeshje , 25 gola dhe 26 asiste dhe duke njohur ideologjinë e drejtuesve të këtij ekipi në njëfarë mënyre parashikohej se do të blindonte mesfushorin e mirënjohur edhe për shumë kohë .



