
Kenan Ylidiz vijon të jetë një ndër talentët më të spikatur të arenës europiane.
Turku me vetëm 20 vite mbi supe po shfaq potencialin tek Juventusi dhe sezoni aktual është i treti për të.
Në orët e fundit drejtuesit e Atletico Madridit i kanë trokitur në derë atyre të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ për sulmuesin dhe presidenti Enrique Cerezo ka ofruar 100 milionë euro.
Natyrisht është një shifër tunduese për nxënësin e Luciano Spallettit por me ecurinë e deritanishme të Kenan Yildiz konsiderohet mëse e justifikuar.
Edhe tek Turqia ka patur paraqitje të një niveli shumë të lartë, ç’ka e bën të paevitueshëm interesin e ekipeve me emër.
Një transferim në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do ta shëndërronte ekipin e Diego Simeones në më të frikshëm në metrat e fundit, duke qenë se Kenan Ylidiz është tejet teknik, efektiv në driblime dhe i shpejtë.
Duke patur parasysh rëndësinë tek ish rekordmenët e Scudetttos parashikohet edhe një rezistencë me objektivin e vijimit të rrugëtimit drejt titujve të munguar ndër vite.
Eshtë sezoni i tretë i yllit të lindur në Ratisbona të Gjermanisë në Serinë A, i reflektuar deri më tani me 3 gola dhe 4 asiste në 14 sfida.



