
Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës, e ka nisur me barazim kampionatin e këtij sezoni. Baredheblutë rrezikuan ta humbnin ndeshjen ndaj Malishevës, por barazuan vetëm në fundin e takimit.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Hysenin, i cili përfitoi nga një gabim i Vangjelit në mbrojtje dhe ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 90+3’, ishte Bekteshi, i cili pas një krosimi nga e majta, gjuan në zonë dhe e dërgon topin në rrjetë.
Me barazim e ka nisur kampionatin edhe Ballkani, që u ndal nga Dukagjini me rezultatin 2-2. Dy golat e shënuar nga Ermal Krasniqi nuk i mjaftuan skuadrës nga Suhareka për të marrë 3 pikët. Në minutën e 30-të, Ballkani humbi edhe një penallti me Baftiun. Golat për Dukagjinin i shënuan Shala dhe Januzi, me këtë të fundit që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74-t, 5 minuta pasi kishte shënuar golin e barazimit.



