
Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, duke folur për sezonin e Tiranës, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se bardheblutë do të bëheshin shumë të frikshëm, nëse rritet buxheti i klubit.
Starova u shpreh se Tirana i ka respektuar të gjithë kundërshtarët dhe ka fituar në çdo fushë.
Kjo ecuri e mrekullueshme e Tiranës, ka bërë që të krijojë autoritet te kundërshtarët. Respektojnë veten e tyre, por edhe kundërshtarët. Respektojnë kundërshtarët që presin të mos ketë tolerim. Këtë Tirana e krijoi me teorinë ndeshje pas ndeshje. Nuk kanë luajtur vetëm me një skemë, por i janë përshtatur kundërshtarëve.
Janë dy golashënues, që janë shumë për një skuadër. Te Tirana shikon kombinacione të shkëlqyera. Shkojnë fitojnë në fusha shumë të vështira. Fitojnë aq bukur edhe me Egnatian. Minimalisht kjo skuadër nuk duhet të lëvizë. Mjafton të heqësh një element dhe ikën puna e ndërtuar. Nëse rritet buxheti, atëherë Tirana bëhet shumë e frikshme. Tirana mund të bëjë mirë në Europë me këta lojtarë.



