City  afër Haaland

City afër Haaland

Koha po kalon shpejt dhe përqëndrimi bëhet edhe më i madh në merkato .

 Manchester Cit-y  nuk është dorëhequr asnjëherë nga Erling Haaland  pasi norvegjezi është qëndërsulmuesi ideal në sytë e Pep Guardiolas dhe sipas ‘ Daily Mail ‘  katalanasi e ka marrë konfimimin nga sheikët e ‘’ The Citiziens ‘’ për të afruar  golashënuesin e Dortmundit gjatë verës  .

Champions League i ka mbetur bardhekaltërve për të qenë tërësisht të kompletuar dhe për 21 vjeçarin duhet të maten mirë sepse aktualisht kartoni i tij arrin 75 milionë eurot , një pjesë e të cilave do të shkojë në xhepat e agjentit Mino Raiola.

Por s’mbaron me kaq . Shifra totale e këtij operacioni parashikohet 120 milionë euro dhe sipas zërave të fundit , anglezët kanë parakaluar Barcelonën dhe Real Madridin mbi këtë transferim historik që do të shëndërrohej në një ndër me bombastikët e merkatos verore .

Largimi i parakohshëm i Sergio Agueros rezultoi i papritur për Manchester City-n pavarësisht se në ‘’ Etihad Stadium ‘’ alternativat s’kanë munguar, ndër të cilat është edhe  Harry Kane , lojtar që prej shumë vitesh po lufton për fitimin e trofeve kolektivë , një pamundësi deri më tani me Tottenham Hotspurin .

23 gola në 25 sfida janë një statistikë pak herë e hasur në historinë e futbollit dhe Erling Haaland ndihet një zot në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ por prej kohësh ekipet me emër po mundohen t’ia fitojnë zemrën dhe momentalisht Manchester City konsiderohet si favorit .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy