
Ecuria shumë e mirë e Ronald Araujos me kalimin e kohës po shoqërohet me interesin e pretendentëve cilësorë.
Pikërisht në Premier League do të zhvillohet një supersfidë midis Livepoolit, Chelseat dhe Tottenham Hotspurit, ashtu siç e raporton edhe ‘ Sport ‘.
Nuk duhet përjashtuar as ofensiva e Juventusit për qendërmbrojtësin, një aset i çmuar i Barcelonës.
Kontrata me ‘’ Los Cules ‘’ përfundon në 2031-shin, i cili nuk e ka të garantuar vendin e një titullari në 11-shen e Hansi Flickut për arsye të rivalitetit të ashpër.
Pavarësisht kësaj situate, lojtari nga Rivera e ka bërë të qartë se e shikon të ardhmen në ‘’ Camp Nou ‘’, tek gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm.
Ishi i Boston Riverit po zhvillon sezonin e shtatë me kuq e blutë dhe deri më tani numëron 6 sfida dhe 1 gol.



