Kërkesa e Brozoviç për të rinovuar

Kërkesa e Brozoviç për të rinovuar

Fakti se është një ndër komponentët kyç të epokës së artë të Interit e cila i dha mundësinë zikaltërve të fitojnë titullin e 19-të në Serinë A nën drejtimin e Antonio Contes i jep automatikisht të drejtën mesfushorit Marcelo Brozovic të reflektojë kërkesat ndaj drejtuesve italianë . 

Këta të fundit e konsiderojnë një çështje prioritare qëndrimin e kroatit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ por dëshira e tyre do të ketë prapaskenat  respektive. 

Sipas ‘ Calciomercatos ‘ qëndrimi në Milano lidhet me një përfitim vjetor prej 7 milionë eurosh dhe aktualisht kjo çështje po shqyrtohet nga Interi, për një lojtar që është thelbësor për skemat e Simone Inzaghit .

Ajo që është e sigurtë në këtë histori është se ishi i Dinamo Zagrebit as që ka ndërmend ti ulë pretendimet duke i dhënë kështu një vlerësim karrierës dhe eksperiencës 8 vjeçare në rradhët e kësaj skuadre të cilës i ka dhënë shumë .

Tashmë vendimarrja i ngelet interistëve që duhet ti mendojnë mirë gjërat sepse 29 vjeçari po shqyrton  edhe oferta të tjera  dhe nëse Interi nuk reagon në kohë do të rrezikonte largimin e mesfushorit me parametër zero në verën e ardhshme .

Nënkampioni në fuqi i botës do të mbahet mend gjatë tek Interi sepse është pjesë e formacionit te artë të reflektuar në 3-5-2 –shin e famshëm të Antonio Contes ,i cili mposhti Juventusin që ia kishte marrë dorën Scudettos duke qenë protagonist absolut për 9 sezone rradhazi. 

Duke qenë se është një ndër peshat e rënda të Interit , arsyet e kësaj skuadre për ta rinovuar janë të shumta dhe vendimi më korrekt do të ishte arritja e shpejtë në një akord të përbashkët për të vijuar luftën për fitimin e trofeve të tjerë në të ardhmen .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy