Finalja në Tiranë, Cana: Stadiumi fantastik! Kombëtarja, krenaria më e madhe

Finalja në Tiranë, Cana: Stadiumi fantastik! Kombëtarja, krenaria më e madhe

UEFA kishte zgjedhur kapitenin legjendar të Shqipërisë, Lorik Cana për të tërhequr goglat në shortin për fazën e grupeve në Conference League. Finalja e këtij kompeticioni do të luhet në Tiranë në stadiumin “Air Albania”.

Në fjalët e tij, Cana u shpreh se stadiumi është fantastik, modern dhe një nga të rinjtë në Europë.

“Stadiumi është le të themi si imazh apo mesazh që vendet e Ballkanit në zhvillim duan të përçojnë, një moment vlerësimi për vendin si edhe për imazhin e shtetit dhe të qytetit. Stadiumi është thjesht fantastik, shumë modern dhe një nga stadiumet më të reja në Europë. Është shumë atraktiv, ndodhet në mes të qytetit dhe unë jam i sigurt që do të jemi pritës të shkëlqyer të finales së Conference League, por edhe njerëzit që do të udhëtojnë për të parë ndeshjen do të jenë në mes të qytetit dhe do të shijojnë vendit tonë të bukur Shqipërinë’’.

Gjithashtu ish-mbrojtësi i Shqipërisë, ka folur edhe për karrierën e tij, duke thënë se pavarësisht se ka pasur arritje të mëdha, krenaria e tij më e madhe është rrugëtimi me Kombëtaren.

“Nëse kthen kokën pas shikon që thuajse të gjithë fëmijët që kanë pasion futbollin ëndërrojnë të arrijnë nivelet më të larta të futbollit. Jam i lumtur dhe shumë krenar me atë që kam arritur gjatë karrierës sime. Kisha mundësinë ta nisja Paris SG, arrita të luajë me klubin me të cilin isha tifoz si fëmijë, Olimpique Marseille, më pas erdha në Turqi te Galatasaray e më pas te Lazio. Në vija të përgjithshme, kam pasur arritje të mëdha në karrierë edhe duke luajtur në kompeticionet e UEFA-s, Champions & Europa League, por në aspektin personal rrugëtimi im me Kombëtaren shqiptare është padyshim krenaria më e madhe”, tha në fjalët e tij, Lorik Cana.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy