
Alejandro Grimaldo prej shumë sezonesh tashmë është pjesë e planeve të drejtuesve të Barcelonës për të ardhmen.
Në çdo merkato ‘’ Blaugranët ‘’ kanë dhënë maksimumin për ta rikthyer në ‘’ Camp Nou ‘’ pas disa sezonesh të suksesshëm, tek Benfika dhe tashmë Bayer Leverkuseni.
Problematikat e theksuara në prapavijë vijojnë ti shkaktojnë dhimbje të shpeshta koke trainerit Hansi Flick, i cili gjithsesi ka patur një performancë për tu duartrokitur në stolin e kuq e bluve.
Prej dy sezonesh 29 vjeçari ka treguar cilësitë në rradhët e ‘’ Aspirinave ‘’, një ekip i cili ka ndryshuar totalisht nën drejtimin e Xabi Alonsos.
Për këtë arsye presidenti Joan Laporta tashmë ka përgatitur çekun prej 25 milionë eurosh për shërbimet e ishi-t të Benfikës, një shifër e cila mund ti bindë gjermanët.

Në këtë moshë Alejandro Grimaldo është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës dhe ndoshta merkatoja e verës do të jetë përcaktuese për vijimësinë e saj.
Një ekip si Barcelona preferohet nga çdo lojtar, sidomos në rastin konkret duke qenë se mbrojtësi nga Valencia e ka zhvilluar etapën e formimit në akademinë ‘’ La Masia ‘’.
Ndërkohë, drejtuesit e ish fituesve të Bundesligës pritet që të reagojnë sepse Alejandro Grimaldo është i padiskutueshëm në skemat e ish mesfushorit të Liverpoolit, një ndër trainerët në modë në kontinentin e vjetër.
4 gola dhe 12 asiste në 45 sfidat e deritanishme janë shoqëruar me një lojë bindëse dhe e ka justifikuar plotësisht besimin e dhënë nga bashkombasi i tij.



