
Me hyrjen e Romës në luftë Real Sociedadi ka vepruar menjëherë pë rinovimin e kontratës së Alexander Isak . Skuadra e Jose Mourinhos është një kërcënim serioz për bardheblutë sepse mund t’ia rrëmbejnë suedezin dhe ti evitojnë përforcimin e sulmit . Megjithatë spanjollët janë duke bërë gjithçka kanë në dorë për të siguruar rinovimin me suedezin . Por kjo histori parashikohet se nuk do të mbarojë me kaq sepse Barcelona është rifutur në luftë për nordikun dhe shpreson ta largojë nga ‘’ Real Arena ‘’ .
21 vjeçari është në një rrugë të mbarë me ‘’ Txuriurdinët ‘’ edhe pse fati i tij mund të ndryshojë shumë shpejt . Interesi i ‘’ Verdhekuqëve ‘’ dhe ‘’ Blaugranëve ‘’ i krijojnë terrenin për të përfaqësuar kocka të forta në kampionatet respektive dhe gjithashtu i japin privilegjin e të luajturit në Uefa Champions League . Projekti ambicioz i ‘’ The Special One ‘’ ka filluar ti japë shumë shpejt rezultatet ndërsa katalanasit nuk duan të ndalen me kaq pavarësisht se janë afër firmosjes me Memphis Depay dhe Sergio Aguero . Spanjollët janë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë një punë voluminoze për arritjen tek trofetë për shkak të rivalitetit të ashpër që ekziston ndërmjet ekipeve . Sipas ‘’ Onefootball ‘’ karakteristikat e Alexander Isak janë të duhurat për lojën e ‘’ Los Cules ‘’ dhe e bëjnë më tërheqëse figurën e tij .
Ky lojtar e ka shfrytëzuar në maksimum dhe e ka justifikuar besimin e dhënë nga tekniku Imanol Alguacil duke shënuar 14 gola në 42 takime por tani i mbetet të mendojë mirë në lidhje me interesin e Romës dhe Barcelonës të cilat janë alternativa që nuk duhen humbur sepse mund ti shkaktojnë ngjitjen e shkallëve në karrierë.



