Stërmasi: Shteti duhet të shtojë fondet për federatat, nuk u zgjidh gjithçka me manifestimin

Stërmasi: Shteti duhet të shtojë fondet për federatat, nuk u zgjidh gjithçka me manifestimin

Trajneri i atletikës, Taulant Stërmasi, në një lidhje skype në emisionin “SportZone” në MCN TV, deklaroi se  duhet të shtohen fondet për federatat.

Gjithashtu, Stërmasi, që është edhe trajneri i atletes Luiza Gega, u shpreh se duhet ndryshuar mentaliteti i stërvitjeve, para një eventi siç janë Lojërat Olimpike.

Sipas tij, duhen 15 sportistë kandidatë dhe nga këta të përzgjidhen 8 ose 10 për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Për Lojërat Olimpike, është diskutim i gjatë. Unë dhe Luiza Gega, jemi gjithmonë të grumbulluar, sepse është më e rëndësishmja për ne. Ishte shumë e rëndësishme manifestimi i shtetit për të suportuar sportistët, por nuk mund të themi se këtu mbaroi çdo gjë që duhet të bëjnë për sportin. Është shumë e rëndësishme që të kalojmë në fazën e dytë, që është shtimi i fondeve të buxheti i federatave.  

Duhet të fillojmë të ndryshojmë mentalitetin për stërvitjen., Duhet të jemi gati të gjithë, e gjithë struktura shtetërore. Duhen gjeneruar të ardhura. Nuk mund të marrësh bursën dhe të qëndrosh në shtëpi, nuk funksionon kështu.

Që në momentin që buxheti i federatës është më i vogël se më përpara, do të thotë se kemi më pak fonde se vjet. Shpresojmë që buxheti i federatave, të jetë më i lartë, që të çojmë projekte në federatë, për të mbështetur sportistët.

Duhen 15 sportistë kandidatë dhe 8 apo 10 të jenë në Lojërat Olimpike. Duhet të fillojmë stërvitjen, sepse kualifikimet po fillojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy