
I konsideruar si një ndër talentët më të mëdhenjë të futbollit argjentinas mesfushori Thiago Almada po bën hapa galopantë drejt suksesit . Me vetëm 19 vite mbi supe është duke impresionuar në kampionatin argjentinas në rradhët e Velez Sarsfield dhe ka tërhequr vëmëndjen e disa klubeve me emër në Europë . Pas Manchester City-t dhe Atletico Madridit zikaltërit e Interit kanë treguar interes për lojtarin e lindur në Buenos Aires . Gjigandët e Serisë A ishin fare afër transferimit të argjentinasit në ‘’ Giuseppe Meazza ‘’ gjatë sezonit të kaluar por pandemia e koronavirusit ia frenoi konkretizimin e këtij operacioni që i ka shëndërruar në më të fortë për tentativën e dytë në adresë të Thiago Almada-s .
Arkat e dobësuara të italianëve i kanë dhënë një leksion të vlefshëm grupit të Suning që liderohet nga presidenti Steven Zhang se duhet të nisin menjëherë aksionet për shitjen e disa lojtarëve për të balancuar disi gjëndjen kaotike të shkaktuar me objektivin e mosndaljes së vrullit edhe gjatë sezonit vijues i cili parashikohet si shumë i vështirë jo vetëm në lidhje me mbrojtjen e titullit kampion por edhe me prezantimin dinjitoz në Uefa Champions League që mbetet një ndër kompeticionet favorite të liderit të pankinës Antonio Conte.
Pavarësisht talentit të padiskutueshëm të Thiago Almadas besohet se ky operacion nuk do të jetë shumë i vështirë për tu realizuar sepse vlera e kontratës se tij arrin shifrën e 25 milionë eurove dhe ideja e kalimit të mundshëm në Scudetto që përfshihet në listën e kampionateve më të njohur dhe interesantë të Europës pa lënë në harresë emrin e Manchester City-t dhe Atletico Madridit në librin e historisë së futbollit konceptohet si një trampolinë për vijimin e rrugës drejt suksesit . Sezoni për Thiago Almada-n nën drejtimin e Mauricio Pellegrinos vijon me ritme mbresëlënëse sepse në 13 ndeshje ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar në një rast , statistika që e lartësojnë figurën e tij duke ditur se aktivizohet në një ndër kampionatet më të ashpër të Amerikes Latine.



