Kupa e Amerikës/ Kolumbi-Uruguaji, luhet për një biletë në finale

Kupa e Amerikës/ Kolumbi-Uruguaji, luhet për një biletë në finale

Kolumbi- Uruguaji do të jetë gjysëmfinalja e dytë e Kupës së Amerikës, e parashikuar të zhvillohet në datën 10 korrik, në orën 02.00.

Sfida midis ‘’ Los Cafeteros ‘’ dhe ‘’ Los Charruas ‘’ do të luhet në stadiumin ‘’ Bank of America ‘’ të Karolinës së Veriut. Sigurisht pritet një duel shumë i ashpër, nga dy prej ekipeve që kanë bërë më mirë në këtë kompeticion.

Ja vlen për tu riktheksuar se nëse në përfundimin e kohës së rregullt nuk do të ketë fitues, ekipet do ti drejtohen pikës së 11-metërshave.

Nëse i referohemi dy herë kampionëve të botës, ja vlen të evidentohet se e kanë nisur shumë mirë fazën e grupeve, me tre fitore, dhe më pas eleminuan Brazilin me penallti.

Marcelo Bielsa s’do të ketë të gatshëm Ronald Araujon, një lojtar stabël në 11-she, i cili konsiderohet i domosdoshëm në repartin defensiv.

 

Drupal Ad

 

 

 

Ndërsa në krahun tjetër bashkombasi Nestor Lorenzo vijon të tregojë se është i duhuri për Kolumbinë, i cili pasi e renditi të parën në grupin D, kjo kombëtare shpartalloi 5-0 Panamanë në çerekfinale dhe duke iu referuar rendimentit të deritanishëm natyrisht konsiderohet kandidate për të ndryshuar historinë e Kupës së Amerikës.

Do të jetë edhe një duel emrash, pasi tek Kolumbia spikat James Rodriguez, Luis Diaz, apo Jhon Cordoba ndër të tjerë, ndërsa edhe ‘’ Celestët ‘’ kanë armët e fuqishme si Federico Valverde, Darwin Nunez apo Luis Suarez, i cili deri më tani është aktivizuar si zëvëndësues nga ish traineri i Leeds United.

Në lidhje me përballjet e fundit, Uruguaji barazoi 2-2 me Kolumbinë në sfidën e vlefshme për Eleminatoret e Botërorit të 2026-tës në ‘’ Metropolitano ‘’ të Baranquillas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy