Marash Kumbulla mund të quhet lojtari më i ri i Sassuolo-s në Serie A. Mbrojtësi do të largohet nga Roma dhe do të vazhdojë karrierën në një tjetër skuadër italiane.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Romës dhe ata të Sassuolo, kanë arritur marrëveshjen për huazimin deri në fund të sezonit.
Gjithçka është mbyllur dhe vizitat mjekësore janë planifikuar për tu zhvilluar mëngjesin e së enjtes, kur do të vijë edhe zyrtarzimi.
Kujtojmë se Kumbulla kaloi një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë për disa muaj dhe tashmë ndryshon skuadër, për të pasur më shumë hapësira, në mënyrë që të jetë gati për Europianin e verës me Shqipërinë.



