Triumf mes tensionit, Skënderbeu mposht me vuajtje Kastriotin

Triumf mes tensionit, Skënderbeu mposht me vuajtje Kastriotin

Skënderbeu ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur 2-1 Kastriotin në Korçë.

Skuadra e Memellit e nisi shumë mirë ndeshjen, duke gjetur golin që në minutën 11 me Mensah. Krutanët u munduan të reagonin dhe në minutën e 40 gjetën golin e barazimit me autor Grecën.

Pjesa e dytë nisi me Skënderbeun më kërkues, që ia doli të gjente edhe golin e dytë me Meksin në minutën e 68 dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Prezent në këtë ndeshje ishte edhe tensioni, ku Greca gjatë ndeshjes u përplas me lojtarët e korçarëve, ndërsa në fund të takmit ishte trajneri Ndreu që goditi lojtarin Leonit Vitija.

Me këtë fitore, Skënderbeu shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e 8-të, po aq sa Dinamo e vendit të 7-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy