Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Arsenalit tërhiqet nga futbolli i luajtur

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Arsenalit tërhiqet nga futbolli i luajtur

Nicklas Bendtner ka vendosur të largohet nga futbolli i luajtur. Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Juventusit ka vendosur të varë këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare. Bendtner ka luajtur për Danimarkën në 81 ndeshje gjatë gjithë karrierës së tij, teksa ka luajtur me disa prej klubeve më të mëdha në Europë.

Përveç Arsenalit dhe Juventusit, Bendtner ka luajtur gjithashtu edhe për skuadra të tjera të njohura si Copenhagen, Nottingham Forest, Wolfsburg, Sunderland dhe Birmingham. Pavarësisht se njoftoi largimin nga futbolli, Bendtnerin pritet ta shohim sërish në fushë, por këtë herë jo duke luajtur si lojtar, por si trajner. Danezi ka nisur kursin e trajningut dhe në një të ardhme të afërt do e shikojmë në stolin e një skuadre të re.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy