Liverpooli, ofensivë për Piero Hincapie

Liverpooli, ofensivë për Piero Hincapie

Një ndër protagonistët e merkatos së verës parashikohet se do të jetë Liverpooli.

Mungesa e titujve prej vitesh, vijon të jetë një shqetësim në kampin e ‘’ The Redsave ‘’, drejtuesit e të cilëve janë të obliguar për ti nxjerrë nga kjo situatë e vështirë.

Prapavija ka rezultuar një repart me shumë ulje-ngritje dhe anglezët ia kanë vënë syrin Piero Hincapies, i cili aktivizohet në rradhët e Bayer Leverkusenit.

Ekuadoriani konsiderohet një ndër nxënësit shembullorë të Xabi Alonsos, trainer që po impresionon me të ashtuquajturit ‘’ Aspirinat ‘’, kandidatë potencialë për të ndryshuar historinë në Bundesligë.

Flitet se ish fituesit e Champions Leagues do te ofrojnë rreth 55 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili nëse do të bëhet pjesë e Premier Leagues, do të konsiderohej një sukses por njëkohësisht një sfidë shumë e vështirë, sidomos kur flitet për transferimin tek një ekip që kërkon protagonizmin në çdo sezon në kompeticionet pjesëmarrëse.

Momentalisht ekipi i Jurgen Kloppit ka në dispozicion Konaten dhe Van Dijk në qendrën e mbrojtjes por gjithsesi shtimi i forcave në këtë repart do ti jepte më shumë garanci Liverpoolit në lidhje me të ardhmen.

Ishi i Talleres në kampionatin argjentinas po rikonfirmon cilësitë tek kryesuesit momentalë të një ndër pesë ligave më të rëndësishme europiane,i cili në sezonin aktual numëron 23 sfida, 1 gol dhe 1 asist.

Do të jetë shumë e vështirë që Piero Hincapie të largohet nga ‘’ BayArena ‘’, sidomos nëse Bayer Leverkuseni do të shpallet fitues i kampionatit gjerman për arsye se drejtuesit medoemos do të tentojnë të evitojnë largimin e peshave të rënda të 11-shes së Xabi Alonsos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy