
Tek Barcelona vijojnë përpjekjet për ti gjetur një zëvëndësues Robert Lewandowskit.
Sigurisht do të jetë një sfidë për spanjollët duke qenë se polaku mbetet një emblemë por gjithsesi është në metrat e fundit të karrierës dhe ky objektiv është i domosdoshëm.
Dusan Vlahovic prej kohësh është pjesë e listës së ‘’ Los Cules ‘’, i cili ndër vite e ka treguar potencialin tek Juventusi.
Serbi e përfundon kontratën me ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’ në fundin e sezonit dhe për kuq e blutë është një shans që s’duhet humbur.
25 vjeçari po zhvillon të pestin me bardhezinjtë por paraprakisht krerët e tyre kanë deklaruar se nuk do të lejojnë largimin nga ‘’ Allianz Stadiumi ‘’ pa përfituar një shifër të konsiderueshme.
Momentalisht golashënuesi përfiton 12 milionë euro në sezon, një shifër problematike për xhepat e presidentit Joan Laporta.
Nëse s’do të arrihet rinovimi i kontratës Dusan Vlahovic do ti japë fund eksperiencës me ish rekordmenët e Serisë A dhe pavarësisht rendimentit jo optimal në sezonin aktual traineri Hansi Flick e konsideron të duhurin për ofensivën.
Eksperienca, mosha mbi supe si dhe nuhatja për golin e bëjnë sulmuesin nga Beogradi një alternativë të përshtatshme për klubin katalanas.
Muajt në vijim do të jenë determinante për të ardhmen e tij, i cili thuhet se do të jetë protagonist qoftë në merkaton dimërore dhe gjithashtu atë verore.
5 gola në 13 asiste janë statistikat e nxënësit të Luciano Spallettit deri më tani, i cili mbetet një ndër më të rrezikshmit referuar pozicionit ku aktivizohet.



