
Shqipëria ka nisur ditën e sotme përgatitjet për dy ndeshjet eliminatore të Botërorit "Katar 2022", ndaj Anglisë dhe Andorrës. Portieri Thomas Strakosha nuk është stërvitur me grupin, për shkak të një shqetësimi në gju dhe i është nënshtruar testeve mjekësore.
Nuk janë stërvitur me grupin as mbrojtësi Marash Kumbulla dhe sulmuesi Bekim Balaj, të cilët do të mbërrijnë në vendin tonë në orët e mbrëmjes si dhe Armando Broja i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri nesër.
Ndonëse shpresat janë shumë të vogla, trajneri Reja dhe lojtarët kuqezi besojnë në një mrekulli për të marrë vendin e dytë në grup.



