Ndryshime te Tirana/ Shkarkohet Ahmataj, prezantohet trajneri i ri

Ndryshime te Tirana/ Shkarkohet Ahmataj, prezantohet trajneri i ri

Humbja e fundit në derbi ndaj Partizanit, ka sjellë ndryshime në stafin teknik te Tiranës.

Klubi ka shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj, i cili shihet si fajtori për situatën te bardheblutë.

Ndërkohë kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë dhe kanë prezantuar trajnerin e ri.

Drejtimi i Tiranës, i është besuar Erbim Fagut.

NJOFTIMI:

Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Erbim Fagu.

Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e teknikut Erbim Fagu në statusin e trajnerit të ekipit të parë.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur dhe trajner i moshave si brenda edhe jashtë vendit, Fagu rikthehet në shtëpinë bardheblu tashmë si pjesë kryesore e pankinës së Tiranës.

Fagu është tekniku i cili ka dhënë kontribut të madh gjatë gjithë rrugëtimit në sezonin 2021-2022 pranë bardhebluve, duke e ndihmuar ekipin e parë në rrugën drejt titullit kampion.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje trajnerit Erbim Fagu! Në zemër gjithmonë bardh e blu!”, ka shkruar klubi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy