Tottenham fiton derbin, Juventusi nuk fal në transfertë

Tottenham fiton derbin, Juventusi nuk fal në transfertë

Tottenham është rikthyer te fitorja në Premier League, teksa triumfoi 2-0 ndaj West Ham në derbi. Golat e Emerson Royal në minutën e 56-të dhe Son në minutën e 72-të, i dhanë fitoren skuadrës së Contes.

“Spurs” me këtë fitore ngjiten në vendin e katërt me 42 pikë, ndërsa West Ham vazhdon të vuajë, teksa renditet në vendin e 18-të me 20 pikë.

Në Serie A, Juventus regjistroi fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur 0-2 Spezian në transfertë.

Kean në minutën e 32-të dhe Di Maria në minutën e 66-të, i dhanë fitoren bardhezinjve me golat e tyre.

“Zonja e Vjetër” ngjitet në vendin e shtatë me 32 pikë, ndërsa Spezia mban vendin e 17-të me 19 pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy