Manchester United këmbëngul për rinovimin e Pogba

Manchester United këmbëngul për rinovimin e Pogba

Dëshira e Manchester United për të rinovuar peshat e rënda të ekipit natyrisht merr më shumë rëndësi me kalimin e kohës. Ole Gunnar Solskjaer beson se "The Red Devilsat" mund ta shtojnë efikasitetin në fazat më përcaktuese të sezonit vijues dhe prioriteti i momentit është qëndrimi i Paul Pogbas në ‘’ Old Trafford". Anglezët nuk dëshirojnë të rrezikojnë shumë dhe duan t'i vënë pikën kësaj çështje për të shmangur problematikat e mundshme  në të ardhmen të cilat mund ti shkaktojnë shumë pendesa  kësaj skuadre. Duke qenë se konsiderohet e domosdoshme  drejtuesit e Manchester United janë hedhur në sulm për ta bindur  28 vjeçarin  për të cilin sipas "Skysports" qëndrojnë në gatishmëri Juventus, Paris St Germain dhe Real Madridi.

 Presidenti Florentino Perez është një fans i zjarrtë i  Paul Pogbas prej disa vitesh dhe për asnjë moment  nuk është sprapsur sepse vetë historia e ‘’ Galaktikëve ‘’ lidhet me blerjen e shumë yjeve të futbollit botëror përgjatë viteve. Me sezonin e zhvilluar Paul Pogba e ka bindur për të disatën herë trainerin norvegjez se me të në skuadër, historia e ulje-ngritjeve të Manchester United mund  të pësojë një ndryshim 360 gradë  por për lehtësimin e rrugës drejt këtij objektivi madhor duhet  me padiskutim të kenë në dispozicion lojtarë të këtyre niveleve. 

Aktualisht kartoni i mesfushorit kap 60 milionë eurot dhe 20 herë kampionët e Premier Leagues duhet t'i vënë pikën kësaj çështjeje për të mos rrezikuar largimin e ishi-t të Juventus nga "Pallati i Endrrave". 

Me kontributin e dhënë dhe vlerat që mbart, me shumë meritë Paul Pogba përfshihet në listën e 5 lojtarëve më të mirë të planetit, fakt që i motivon akoma më shumë "The Red Devilsat" për të arritur sa më shpejt fundin e lumtur.   

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy