Tirana zbulon stadiumin ku do të luhet derbi ndaj Dinamos në Kupë

Tirana zbulon stadiumin ku do të luhet derbi ndaj Dinamos në Kupë

Nëpërmjet një postimi në faqen e klubit, Tirana bën të ditur se ndeshja me Dinamon në Kupë do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. 

Bardheblutë gjithashtu bëjnë të ditur se kjo sfidë është planifikuar të luhet ditën e enjte, duke filluar nga ora 19:45. 

Në këtë postim gjithashtu Tirana ka njoftuar të gjithë tifozët që dëshirojnë të ndjekin në stadium këtë ndeshje se biletat mund t’i blejnë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Kujtojmë se ndeshja e parë u mbyll me fitoren e Dinamos me shifrat 2-1, ndërsa tani skuadra e Shehit do të kërkojë përmbysjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy