U rikthye në drejtimin e Juventusit, Allegri shfaq pakënaqësi me drejtuesit

U rikthye në drejtimin e Juventusit, Allegri shfaq pakënaqësi me drejtuesit

Massimiliano Allegri nuk ka mbetur aspak i kënaqur nga merkato e bërë nga Juventusi. Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë klubit bardhezi, thuhet se pasi kishte pranuar të rikthehej në stolin e skuadrës, trajneri kishte kërkuar përforcime të rëndësishme.

Megjithatë diçka e tillë nuk ndodhi dhe kjo nuk ka lënë një shije të mirë te tekniku italian. Allegri priste deri në fund që të paktën drejtuesit t’i rikthenin mesfushorin Miralem Pjanic, por as kjo nuk ndodhi.

Për këtë arsye trajneri ka shfaqur pakënaqësi ndaj presidentit Andrea Agnelli, por edhe ndaj drejtorit sportiv, Federico Cherubini.

Juventusi e ka nisur shumë keq kampionatit, teksa pas dy javëve të para, kanë vetëm 1 pikë, pasi kanë regjistruar 1 barazim dhe 1 humbje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy