
Kontrata e Pep Guardiolas po afrohet drejt fundit edhe drejtuesit e Manchester City-t janë koshientë se katalanasi s’do të jetë përgjithmonë në pankinën e bardhekaltërve.
Ky fakt konfirmohet me paqartësinë mbi të ardhmen e tij dhe të bën të mendosh se ishi- i Barcelonës ka në kokë një tjetër projekt.
Por ‘’ The Citiziens ‘’ e kanë marrë përgjegjësinë duke deklaruar një trainer të s’provuar në Premier League . Eshtë Brendan Rodgers për të cilin do të këmbngulin gjigandët e Anglisë gjithmonë nëse ‘’ Pep ‘’ do ti thotë lamtumirë të magjishmit ‘’ Etihad Stadium ‘’.
Ky lajm është publikuar nga ‘’ Leicestermercury ‘ dhe 48 vjeçari i përmbush kushtet e drejtuesve të ishullorëve për të lideruar një ndër klubet më të suksesshëm në vitet e fundit .
Mbi këtë trainer historitë kanë rezultuar të shumta sepse u përfol edhe si një kandidat potencial për drejtimin e rivalëve historikë si Manchester United, interes që i ka turbulluar ujërat .
Pa shkuar tek ky opsion , drejtuesit e Manchester City-t e kanë shprehur gjithmonë se me Pep Guardiolan mundësitë për të fituar Champions Leaguen janë të shumta por s’duhet anashkaluar edhe largimi i mundshëm nga bardhekaltërit . Dyert për 50 vjeçarin janë gjithmonë të hapura dhe duke ditur se është në kërkim të perfeksionit , skuadra që do ta ketë në gjirin e saj duhet ti mendojë mirë gjërat paraprakisht sepse flitet për një trainer shumë të veçantë .



