
Për Lionel Scalonin kjo Kupë Amerike me Argjentinën është shumë e rëndësishme.
Traineri nga Pujato e fitoi atë të 2020-tës me ‘’ Albicelestët ‘’ duke e mundur në finale Brazilin dhe më pas Finalissiman dhe Botërorin e Katarit.
Në pak kohë 46 vjeçari ka hyrë në historinë e këtij shteti i cili spikat në lidhje me futbollin.

Tre herë kampionët e Botërorit pas një faze grupesh shumë të mirë, i pret Ekuadori në çerekfinale, një rival nga i cili duhet patur kujdes.
Megjithatë, përpos konferencës për shtyp në lidhje me këtë duel, Lionel Scaloni ka gjetur momentin për të komentuar edhe mbi performancën e Spanjës së Luis de la Fuentes, shtet ku ka formuar familjen dhe vijon të jetojë.
“ Dua që Spanja të ketë sukses në Europian. Një pjesë e familjes time është spanjolle dhe natyrisht e kam një pjesë të zemrës edhe atje. Kanë zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe shpresoj që të dali kampione “, theksoi Lionel Scaloni.
Ndërkohë, numri një i stolit u pyet edhe për Luis de la Fuenten dhe komentoi:
“ Kam një marrëdhenie shumë të mirë me Luis de la Fuenten. Në kohën kur po zhvilloja kursin e trainerit në Las Rozas më ka ndihmuar shumë. Eshtë një person i mrekullueshëm dhe i uroj më të mirën “, përfundoi Lionel Scaloni.



