Cucurella afër Manchester City-t

Cucurella afër Manchester City-t

  Pas Julian Alvarezit dhe Erling Haaland , Manchester City vijon ti qëndrojë besnik teorisë se do të ketë sukses në merkaton verore . 

‘’ The Citiziens ‘’ nuk i kanë kaluar kufinjtë dhe ia kanë vënë gishtin Marc Cucurellas i cili mbron ngjyrat e Brightonit.

Para pak kohësh për spanjollin u interesua edhe Chelsea  me Tottenhamin pasi e ka përfunduar sezonin si një ndër risitë e Premier Leagues, fakt që e ka bërë të preferuar nga ekipet me emër.

23 vjeçarit filloi ti ndryshojë karriera në momentin kur la Getafen për të provuar një eksperiencë të re në Angli dhe sezoni tek Brighton menjëherë i ka dhënë rezultatet duke fituar zemrën e Pep Guardiolas, një teknik që renditet ndër më të mirët e botës.

Bardhekaltërit ende po hasin vështirësi në krahun e majtë të mbrojtjes dhe Marc Cucurella mund të jetë një ndër transferimet e rradhës për kampionët në fuqi të Premier Leagues , skuadër e cila duke filluar nga 1 korriku, datë kur do të fillojë zyrtarisht merkatoja , synon të jetë protagoniste sepse ëndërra në sirtar është fitimi i Uefa Champions Leagues, kompeticion që  do ti kompletonte anglezët në lidhje me trofetë e rëndësishëm .

38 sfida janë përmbledhja e sezonit me Brightonin por me siguri e ardhmja do të jetë larg ‘’ Falmer ‘’ sepse është një mundësi që s’duhet shpërdoruar e cila mund ta afrojë me fitimin e trofeve katalanasin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy