
Teuta dhe Laçi janë eliminuar në turin e tretë të Conference League.
Durrsakët zhgënjyen në “Elbasan Arena” në ndeshjen e kthimit, aty ku u mposhtën 0-2 nga irlandezët e Shamrock Rovers. Këta të fundit pasi triumfuan minimalisht në ndeshjen e parë, ia dolën të fitojnë edhe në Shqipëri falë dy golave të Gaffney, duke u kualifikuar kështu për në “play-off”. Nga ana tjetër kampionët e Shqipërisë e mbyllin këtu rrugëtimin në Europë, ku vlen të theksohet se në ndeshjen e sotme shpërdoruan pafund.
Në krahun tjetër, Laçi është mposhtur 2-1 nga Anderelecht, me belgët që kishin triumfuar edhe në ndeshjen e parë në Shqipëri me rezultatin 0-3. Në sfidën e zhvilluar ditën e sotme në Bruksel, kurbinasit treguan një paraqitje shumë të mirë, ku arritën të gjejnë edhe golin me Lushkjan në minutën 85, ndonëse kishte vetëm vlerë statistikore.



