Barcelona nuk ka vonuar të nënshkruajë me zëvendësuesin e Nelson Semedo-s, i cili pak ditë më parë la Camp Now-n, duke u bashkuar me Wolves në Premier League për 37 mln paund.
Klubi katalanas ka njoftuar se zyrtarisht ka firmosur me Sergino Dest, 19-vjeçarin i cili ishte pjesë e Ajax.
Mbrojtësi i krahut të djathtë është marrë për 21 mln euro, ndërsa ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare.
Ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se për prishjen e marrëveshjes në mënyrë të njëanshme, klauzola është 400 mln euro.



