
Me kalimin e kohës Viktor Gyokeres po e rikonfirmon faktin se është një ndër më të rrezikshmit në Europë.
Suedezi gjatë dy sezoneve tek Sporting Lisbona ka dhënë për të kuptuar se do të jetë një ndër protagonistët e padiskutueshëm të merkatove vijuese.
Lista e pretendentëve natyrisht është zgjeruar falë paraqitjeve të sulmuesit në fushën e lojës, me një ndër ekipet më të suksesshëm të Portugalisë.
Atletico Madridi synon shërbimet e tij, i cili e ka bindur trainerin Diego Simeone, një ndër më cilësorët në këtë profesion, falë të cilit kjo skuadër është shëndërruar ndër më kompetitivet, në Spanjë dhe kompeticionet europiane.
Për 26 vjeçarin presidenti Enrique Cerezo është i gatshëm të investojë plot 110 milionë euro, i cili vijon të jetë një rrezik i vazhdueshëm për çdo rival.
Stastistikat flasin vetë, konkretisht 52 gola në 48 sfidat e sezonit aktual tundojnë çdo trainer të ekipeve të elitës.

Por rivaliteti do të jetë i ashpër deri në ditën e fundit të merkatos verore dhe këtë fakt e konfirmojnë pretendentët cilësorë.
Viktor Gyokeresit mund ti ndryshojë e ardhmja shumë shpejt, si në nivel klubesh ashtu edhe në aspektin ekonomik, duke qenë se arritjet e tij nuk mund të anashkalohen kurrsesi.



