Milani, ofensivë për Johnny Cardoso

Milani, ofensivë për Johnny Cardoso

Momentalisht drejtuesit e Milanit vijojnë të kërkojnë elementë për të përforcuar mesfushën.

Gjatë merkatos së verës do të kenë një tjetër mundësi për tu shëndërruar edhe më të fortë në sezonin e ardhshëm dhe tashmë ia kanë vënë syrin Johnny Cardosos.

23 vjeçari po zhvillon ndeshje shumë të mira me Real Betisin, i cili e ka konsoliduar me kalimin e kohës vendin e një titullari në 11-shen e Manuel Pellegrinit.

Sigurisht La Liga është një kampionat shumë kompetitiv por braziliani ka ditur të avancojë drejt një të ardhmeje të ndritur dhe interesi i ‘’ Djallit ‘’ ia përforcon cilësitë.

Aspekti fizik impresionues, saktësia në pasime dhe të qënit efektiv në prapavijë kanë bërë një referent tek andaluzët, një ekip shumë cilësor, pjesëmarrës edhe në Europë gjatë sezoneve të fundit.

Drupal Ad

Mendohet se drejtuesit e Real Betisit nuk do ta lejojnë largimin nga ‘’ Benito Villamarin ‘’, edhe pse në këtë rast flitet për një ekip me shumë traditë, një ndër më të famshmit e botës.

Në muajt vijues priten negociata ndërmjet palëve dhe traineri Sergio Conçeiçao tashmë ia ka hapur dyert e ‘’ San Siros ‘’ ishi-t të Internacional.

Në dy sezonet tek Real Betisi adaptimi i Johnny Cardosos ka shkuar ashtu siç duhet, në një ndër ligat më të rëndësishme të kontinentit të vjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy