Milani vazhdon me rezultatet negative, mposhtet në "San Siro" nga Fiorentina (VIDEO)

Milani vazhdon me rezultatet negative, mposhtet në "San Siro" nga Fiorentina (VIDEO)

Fiorentina ka befasuar Milanin në "San Siro" duke i mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 duke i rrezukuar akoma më shumë stolin e trajnerit Genaro Gatuso

 Kuqezinjtë janë mposhtën në javën e 17-të në Serie A , duke regjistruar rezultatin e tretë negativ radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Rossonerëve, por edhe përkundër disa rasteve portat mbetet në paprekura.

Rastet më të mira në 45 minutat e parë ishin ai i Hakan Calhanougli në minutën e 18 dhe ai i Ricardo Rodriguez në të 30, por pa sukses.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin diçka më të mirë nga loja, por mysafirët arritën të gjejnë golin.

Milani provoi në minutën e 58-të me Gonzalo Higuain, por goditja e tij u prit nga portieri Alban Lafont.

Në minutën e 73-të në skenë doli talenti italian Federico Chiesa, i cili shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0 duke i dhënë edhe tre pikë të skuadrës së tij në transfertë.

Fitore minimale arriti dhe Napoli, me jugorët që mposhtën 1-0 SPAL-in. Goli i vetëm u shënua nga mbrojtësi i qendrës, Raul Albiol. Një fitore që ngushton në -5 distancën me Juventusin.

Në takimet tjera Sampdoria fitoi 4-2 ndaj Empolit, ndërsa fitore arriti dhe Genova përballë Atalantës, 3 me 1. Edhe skuadra e Lazios mundi Kaliarin në Olimpiko 3 me duke u afruar më shumë zonës Champions. Në barazim 1-1 u mbyll Sassuolo-Torino dhe Udinese-Frosinone. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy