Sahit Prizreni presidenti i federatës së mundjes në ‘MCN Informacion’ ka komentuar lidhur me kampionatin botëror dhe kongresin për të cilin u shpreh se ka qenë federata më e madhe e organizuar në Shqipëri.
Ai tha se përpos gjithë organizimit madhështor na munguan medaljet por ajo që ndodhi në këtë aktivitet ka rëndësi sepse u dhamë mundësi djemve dhe vajzave tona që të preknin nga afër emra të mëdhenj të këtij sporti.
Sipas tij, është hera e parë që tre evente të tilla organizohen nga një shtet brenda një viti dhe se për të do të flitet gjatë pasi Shqipëria bëri të mundur të bashkojë të gjitha shtetet.
Prej 21 tetorit deri në 31, Shqipëria u kthye në epiqendrën e mundjes. Ne e nisëm me Botërori U23, Kongresi dhe Botërori. Mundësit më të mirë të botës kanë garuar në këtë event dhe ka qenë ndjesia më e mirë që kemi marrë, përgëzimet dhe falënderimet e shteteve të ndryshme. Mendoj se kjo ka qenë një krenari më vete që kemi përjetuar.
Absolutisht medalje kemi sjell, dhe vazhdojmë ti sjellim, por aty përpos organizmit fantastik ajo që mungoi ishte medalja dhe në fakt e prisja dhe e dosja shumë një medalje, kisha shpresë te Albina Drazhi që fatkeqësisht e humbi ndeshjen në 10 sekondat e fundit, Keli Kupi, Endri Abdylaj, pra kjo ka qenë keqardhja e atij aktiviteti, por ajo që ndodhi në këtë aktivitet ka rëndësi sepse u dhamë mundësi djemve dhe vajzave tona që të preknin nga afër emra të mëdhenj të këtij sporti. Ata sot besojnë më shumë, ëndërrojnë më shumë dhe ajo që ne duam të bëjmë është që tu përcjellim pikërisht këtë ndjenë dhe besoj se federata e mundjes e ardhshme është shumë më e mirë se kjo që jemi.
Është hera e parë që një shtet organizon një event të madh dhe këtë e bënë Shqipëria. Është hera e parë që një shtet organizon 3 evenimente të tilla brenda një viti. Ajo që ndodhi në Tiranë në tetor do flitet gjatë sepse ndeshje dhe emocione si dhe shumë risi kanë ndodhur në Tiranë. Shembulli më i mirë për tu marrë është klubi i Tiranës. Dhe të gjitha klubet duhet ta ndjekin këtë model.
Ajo që ne po bëjmë është në rrugën e duhur dhe kjo na mbush me shpresë. Unë uroj dhe besoj që viti që vjen të jetë ndryshe sepse mundja ka qenë fantastike dhe duhet patjetër që të ketë një ndryshim të vëmendjes dhe politikave. Imazhi i Shqipërisë dhe bashkia e Tiranës na dhanë suportin e duhur për të bërë të mundur të këtij eventi.



