Laporta: Messi donte të qëndronte, por unë prisja që të luante falas

Laporta: Messi donte të qëndronte, por unë prisja që të luante falas

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është rikthyer të flasë për largimin e Leo Messit në verë. Në fjalët e tij, numri 1 i katalanasve, u shpreh se shpresonte që argjentinasi do i thoshte atij që do luante falas për të qëndruar.

Shpresoja që në minutën e fundit Messi të thoshte se do të luante falas. Do të më pëlqente dhe ai do të më bindte, Liga do ta kishte pranuar, por ne nuk mund t’i kërkonim një gjë të tillë një lojtari të nivelit të tij.

Unë nuk zemërohem me Messin, por ka zhgënjim në të dyja anët. E di që ai me të vërtetë donte të qëndronte, por të gjithë e dinin që ai kishte një ofertë shumë të rëndësishme nga PSG. Mendova se ai mund të luante falas sepse e njoh, ai erdhi me mua në ekipin e pare dhe unë e ndihmova shumë familjen e tij.

Ne kishim rezultatet e para të kontrollit financiar dhe ky investim mund të na rrezikonte. Barcelona është mbi çdo lojtar”, u shpreh Laporta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy