
Protagonizmi i Alessandro Bastonit tek Interi po bën bujë në të gjithë Europën dhe e ka shëndërruar italianin në një ndër më të preferuarit për mbrojtjen .
Me mbështetjen e Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij 22 vjeçari ka fituar shumë pikë në prapavijën e zikaltërve dhe pas Manchester City-t , Real Madridi ka nisur sulmin për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Ishi i Parmës akoma nuk e ka zgjidhur çështjen e rinovimit të kontratës dhe ‘’ Galaktikët ‘’ e duan patjetër në skuadër sepse prej shumë kohësh nuk po gjejnë qetësinë në aspektin defensiv dhe ky fakt nuk i garanton sukseset në vijimësi.
Carlo Ancelotti ka vënë në lëvizje drejtuesit me objektivin e arritjes së akordit gjithmonë duke e ditur se kontrata e Alessandro Bastonit në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ përfundon në 2024-tën dhe së dyti do të ketë një vështirësi më vete sepse kampionët e Serisë A nuk parashikohet se do të dorëzohen për yllin e prapavijës.
Interistët e kanë kuptuar se për tu përballur me kockat e forta të Scudettos dhe të Champions Leagues jo vetëm që duhet të sigurojnë qëndrimin e lojtarëve cilësorë por duhet të jenë të kujdesshëm në merkato për të bërë zgjedhjet e duhura sepse një gabim gjatë rrugës mund ti kushtojë shumë shtrenjtë dhe të çojë dëm projektin ambicioz të drejtuesve .



