Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Erzenit.
Referuar 90 minutave, Osmani deklaroi se nuk kishte neglizhencë, por shumica e lojtarëve kanë qenë me ndeshje të plota në sfidat e fundit dhe ndoshta ndikoi lodhja.
Sipas tij, pas pësimit të golit, ekipi nuk luajti mirë, duke shtuar se vendosja ishte gabim.
Ishte një fillim i qetë dhe i kujdesshëm. Shënuam dy gola në pjesën e parë, kishim një lojtar më shumë. Nuk i shfrytëzuam disa raste që kishim në fillim. Pësuam dhe deri në fund, gabonim te pasimi i fundit. Nuk mund të them se kishte neglizhencë, por shumica e lojtarëve në ndeshjet e fundit kanë luajtur 90 minuta.
Në 20 minutat e para, Erzeni e kishte zotërimin e topit. Ne i presim ekipet zakonisht në fillim. Mungoi presingu te topi. Kjo është arsyeja pse topin e kishte Erzeni.
Pas pësimit të golit, luajtëm gabim. Vendoseshim gabim. Nuk ishim të rrezikshëm. Mungonin lëvizjet e mesfushorëve, që kërkojnë hapësirat. Pasimi i fundit, nuk ishte i saktë.



