Provokuese, fituese dhe shfrytëzon në maksimum bukurinë e saj. Ja kush është mbretëresha e Botërorit (FOTO)

Provokuese, fituese dhe shfrytëzon në maksimum bukurinë e saj. Ja kush është mbretëresha e Botërorit (FOTO)

Një gol Anglisë dhe pastaj ai ekzaltim provokues me simulimin e pirjes së një filxhani çaj. Imazhi i Alex Morgan bëri xhiron e botës. Ishte vetë ajo që duke iu referuar gjesteve të “los huevos” të Diego Simeone dhe Cristiano Ronaldo në edicionin e fundit të Champions League, deklaroi se “nuk është e drejtë që femrave t’u kërkohet që të festojnë, por jo shumë. Madje festimet duhet t’i bëjnë në mënyrë të kufizuar. Ndërsa meshkujt paskan të drejtë të tregojnë ç’të duan”.

Fjalë të qarta, por mos e quani “sindikaliste”, sepse atë rol ia ka lënë shoqes së Megan Rapinoe, zëdhënëse e futbollisteve amerikane në betejën për “equal pay”(barazia e pagave mes futbollistëve femra dhe meshkuj).

E njohur si “Alex” apo siç e thërrasin me dashuri “Baby Horse”, e la Francën me shenjën e ikonës së futbollit të femrave. Është futbollistja më e paguar e botës, me pak më shumë se 2 milionë euro rrogë dhe “Time” e ka futur në listën e 100 personave me më shumë influencë në botë. Meritë e një curriculumi të pasur suksesesh të korrura në vend, në Francë me Olympique Lione dhe veçanërisht me Kombëtaren (dy botërorë të fituar dhe një medalje ari në Olimpiadën e 2012-s).

Por Morgan nuk është vetëm një futbolliste shumë popullore, është edhe një ikonë që shkon përtej krenarisë sportive dhe është konsideruar si një social influencer. Është e zonja të shfrytëzojë në maksimium bukurinë e saj. Në prill është prezantuar në tapetin e kuq të vlerësimit nga “Time” e veshur me të kuqe dhe provokuese. Profili i saj në Instagram është rritur ndjeshëm dhe tashmë numëron 8.2 milionë ndjekës. Është zgjedhur për kopertinën e versionit amerikan të videolojërave “Fifa 2016” dhe është autore e “The Kicks”, një sagë futbolli prej 11 librash drejtuar një publiku të ri.

Ajo ka pushtuar gjithashtu edhe faqet e kronikës rozë duke u martuar natën e Vitit të ri 2014 me Servando Carrasco.Kalifornian si ajo ,mesfushor i Los Angeles Galaxy dhe i apasionuar pas serfit,Carrasco e di që tashmë duhet të pranojë një tjetër realitet.”kur tifozëty na takojnë në rrugë,i kërkojnë gjithmonë autografe Morganit.Mua jo,nuk më njohin fare”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy