
Opinionisti Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, është shprehur se Partizani është në bisedime me Thomas Brdaric, për t’ia besuar drejtimin e skuadrës për sezonin tjetër.
Sipas Stokës, në klubin e kuq kanë një projekt të madh për sezonin e ardhshëm.
Vllaznia bëri një gabim, me largimin e Brdaric, ishte një gafë nga shkodranët. Unë di që te Partizani janë në kontakte me Brdaric për ta marrë për sezonin tjetër. Shpresoj që Mehmeti të konfirmohet, por presidenti Demi dhe drejtori Rama, kanë një projekt të madh për sezonin tjetër.



