Panuçi: Koha e eksperimenteve ka mbaruar, tani nis rruga për Europianin

Panuçi: Koha e eksperimenteve ka mbaruar, tani nis rruga për Europianin

Trajneri i kombëtares shqiptare Cristian Panucci ka bërë të ditur përbërjen e ekipit kombëtar në përballjen e radhës.  

Në konferencën për shtyp ku bëri publike listën e 25 futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në dy sfidat debutuese të kompeticionit më të ri Ligës së Kombeve, ndaj Izraelit dhe Skocisë, trajneri i kuqezinjëve foli për rikthimin e Agollit, për lënien jashtë të disa emrave me peshë, ndërsa u uroi shërim sa më të shpejtë Roshi dhe Sadikut që kanë pësuar dëmtime të rënda gjatë kësaj vere.

Në konferencën për shtyp ai ngriti shqetësime se ka shumë lojtarë që luajn jashtë, por që nuk marrin as mundimin ti kthejnë një përgjigje me telefon.

"Duhet të gjejmë një zëvendësues për Agollin për shkak të moshës së tij. Por, asnjë moment nuk kam thënë që ai nuk do jetë pjesë e jona. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo.Këtë na ka kominukuar familja e tij. Kemi shumë lojtarë, mbi 250 lojtarë. Janë edhe shumë që i kontaktojmë. Më bën përshtypje, edukata e lëkundur, pasi sido që të jetë, njeriu përgjigjet, dua të vij apo jo në Kombëtare. As nuk na kthejnë përgjigje", deklaroi trajneri.

Por sa i sigurt është tekniku italian për këtë listë.

"Jemi një skuadër e mirë, nëse do jemi të plotë. Dikush mendon se jemi Brazili, por nuk jemi ata. Mavraj ka kohë që nuk luan, Grezda po ashtu. Roshi e Sadiku të dëmtuar. Jam përpjekur të nis një skuadër eksperte, pasi këto kanë rëndësi. Agolli e Lika kanë oshilacione në prezencën në fushë. Nëse jemi një skuadër e plotë, bëjmë mirë siç kemi bërë ndaj Turqisë, Spanjës", deklaroi Panuçi.

Trajneri ka folur edhe për lojtarët që luajnë jashtë dhe ende nuk kanë marrë një vendim se çfarë kombëtare do të zgjedhin për të përfaqësuar. Gjithashtu ai komentoi edhe lënien jashtë të disa lojtarëve nga ekipi kombëtar.

"Shabani që luan me Bayern në Gjermani nuk ka marrë ende një vendim, kjo është situata. Ai nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Këtë na ka kominukuar familja e tij. Aty ku mundesha, kam marrë ata lojtarë që kanë minuta. Për momentin, kam marrë lojtarë me më shumë përvojë, duke shmangur presionin e madh për këto ndeshje. Basha dhe Lilaj, janë në vend të Ramadanit. Cikalleshi ka luajtur pak minuta për momentin", tha Panuçi.

Tekniku i kombëtares deklaroi se kemi një grup të ekuilibruar dhe komentoi edhe ndeshjet e kombëtares duke theksuar se me Izraelin kemi fituar në transfertë, kemi humbur në shtëpi, ndërsa me Skocinë, luajmë në një ndeshje të zjarrtë, nëse kemi grintën, do kemi një.

Panuçi bëri të ditur se gjithçka që kam bërë me eksperimente, ka mbaruar. Sipas tij, tani nis historia e vërtetë për Europianin. "Kemi bërë një analizë të plotë me presidentin. Nuk dua të fshihem, për sa i përket momenteve delikate që kam kaluar", tha trajneri. 

Në fjalën e tij, Panuçi deklaroi se nuk ndihej në presion dhe se disa prej lojtarëve tani janë rikuperuar ndërsa dilema e tij më e madhe është sekush do të jetë gardiani i portës Strakosha apo Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy