Morata dëshiron Barcelonën

Morata dëshiron Barcelonën

 Tentativa jo e suksesshme e Barcelonës për ta transferuar Alvaro Moratan në ‘’ Camp Nou ‘’ gjatë merkatos së përfunduar ia ka shtuar dëshirën për ta arritur akordin me spanjollin  gjatë verës . 

Mirëpo skenari është i qartë sepse fillimisht  duhet të rikthehet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’  por problematika në këtë histori është se Diego Simeone nuk e llogarit për të ardhmen dhe  e vë dukshëm në siklet  29 vjeçarin i cili ka shprehur dëshirën që ti bashkohet   skuadrës së Xavi Hernandez .

 Megjithatë prioriteti i kuq e bluve mbetet Erling Haaland për të formuar një sulm të frikshëm pavarësisht se transferimi i Pierre Erick Aubameyang tek ‘’ Los Cules ‘’ deri në 2023- shin  sigurisht është një motiv më shumë për të buzëqeshur sepse kudo ku ka vënë këmbët ka rezultuar një sulmues tepër efikas .

 S’duhet anashkaluar se ishi i Real Madridit ka tërhequr edhe skuadra të  Premier Leagues por me deklaratën e dhënë sigurisht ka gjeneruar një optimizëm shumë të madh tek Barcelona , skuadër që kërkon ti shtojë ofensivës emra që mund të bëjnë diferencën në çdo moment. 

Prej kohësh pritej reagimi i Joan Laportas i cili pavarësisht problematikave në aspektin ekonomik ka dhënë maksimumin për Barcelonën e tij nga e cila pret shumë në fazën më vendimtare të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy