
Trajneri i Dinamo City, Dritan Mehmeti, foli për mediat në prag të sfidës me Skënderbeun.
Mehmeti vlerësoi kundërshtarin, ndërsa shtoi se skuadra duhet të refletokjë, pas asaj humbje me Tiranën.
Gjithashtu, Mehmeti deklaroi se pret ende afrime nga merkato, në mesfushë dhe sulm.
Kemi bërë analizën e ndeshjes me Tiranën, nuk është hera e parë që na ndodh. Jemi të gjithë përgjegjës për mënyrën si kemi humbur, gjithsecili duhet të reflektojë, nga i pari tek i fundit, për të gjetur forcat dhe për të dalë aty ku skuadra prertendon. Dinamo i ka forcat të përballet me çdo kundërshtar.
Duhet ta kërkojmë te vetmja për mënyrën si menaxhojmë rezultatin. Kjo është një nga pikat kyçe të skuadrës, kemi problem agresivitetin, mënyra si duhet të shkojmë te fitorja.
E kemi lënë pas atë ndeshje dhe jam i kënaqur nga reflektimi i çunave, duhet të tregojmë forcë karakteri dhe të vlerësojmë si duhet ndeshjen me Skënderbeun. E kemi detyrim karshi tifozëve, karshi presidentit që të japim maksimumin. Jemi një klub që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar dhe duhet të tregojmë më të mirën.
Në Korçë na mungon Andoni, është një lojtar që na ndihmon shumë në mesfushë. Kthehet Smaçi, por kemi pasur probleme me Gudiabin dhe Karambën, që nuk janë në gjendjen më të mirë fizike dhe mentale. I kemi elementët për të përballuar një ndeshje të tillë.
Lojtarët që do të luajnë besoj se do të bëjnë më të mirën. Të gjitha skuadrat janë të vështira, jo vetëm Skënderbeu, duhet përqendrim për 90 minuta që të marrësh rezultatin që do.
Merkato? Të jem i sinqertë, pres një përforcim në mesfushë, ndoshta edhe në sulm, nëse gjendet një lojtar që të bëjë diferencën.



