
Prej shumë vitesh tashmë Sergej Milinkovic- Savic vijon të tentohet fuqishëm në merkato.
Mirëpo kur mendohet se gjithçka do të zgjidhet janë drejtuesit e Lazios me në krye Claudio Lotitton që nuk pranojnë të dorëhiqen nga kërkesa prej 140 milionë eurosh për mesfushorin .
Pothuajse në të gjitha merkatot ekipet e elitës si Paris St Germain , Milan, Manchester United apo Real Madridi e kanë tentuar 27 vjeçarin por në të kaluarën bardhekaltërit refuzuan disa pretendentë pasi vijojnë ti qëndojnë besnikë peticionit të tyre.
Me kalimin e kohës Sergej Milinkovic- Savic është shëndërruar në një ikonë tek Lazio dhe ka patur një rendiment shpresëdhënës i cili me të drejtë e konsideron ndër lojtarët më të mirë të historisë së kryeqytetasve .
Bëhet hera e disatë që Lazio refuzon pretendentët për lojtarin e lindur në Lerida të Spanjës i cili me shumë punë dhe përkushtim ka arritur të konsiderohet ndër më të mirët e Serisë A .
Qëndrimi i manjatit italian është krejtësisht llogjik dhe deri më tani konkretisht pas 8 sezonesh qëndrimi tek lacialët ylli i ofensivës ka kontribuar me 58 gola dhe 55 asiste në 298 sfida duke e bërë këtë repart më të suksesshëm me kalimin e kohës.
Të besuarit e Maurizio Sarrit nuk do të mbesin me duarbosh në këtë sezon për arsye të pjesëmarrjes në Europa League , eveniment që në njëfarë mënyre shtyn lojtarët më të spikatur për të treguar vlerat dhe konkretisht Lazio është një ekip me shumë histori .



