Paris St Germain, i fiksuar pas Theo Hernandez

Paris St Germain, i fiksuar pas Theo Hernandez

Pavarësisht ecurisë shumë të mirë në sezonin aktual, drejtuesit e Paris St Germain janë të përqëndruar maksimalisht edhe në merkaton e verës.

‘’ Les Pariziens ‘’ po japin për të kuptuar se mbeten pretendentë seriozë për fitimin e titujve, veçanërisht atë të Champions Leagues.

Në krahun e majtë të mbrojtjes traineri asturian konsideron se parizienët ende nuk janë forcuar ashtu siç duhet dhe Theo Hernandez mbetet një prioritet për vijimësinë.

Nasser Al Khelaifi ka ofruar 60 milionë euro për francezin, i cili ndoshta në fundin e sezonit do ti bashkohet vëllait të tij Lucas.

Vetëm me Nuno Mendez në këtë sektor, Paris St Germain nuk ofron garanci për ndeshjet vijuese dhe i ashtuquajturi ‘’ Lucho ‘’ i ka kërkuar drejtuesve transferimin e 26 vjeçarit në ‘’ Parque de Princes ‘’.

Një pengesë për kuq e blutë në arritjen e objektivit mund të jetë rinovimi i marsejezit me Milanin deri në 30 qershorin e 2027-tës por mbetet gjithçka e hapur pasi merkatot në shumë raste kanë rezultuar me surpriza.

Nxënësi i Stefano Piolit po zhvillon sezonin e pestë me ‘’ Djallin ‘’, i cili i ka qendruar besnik, lojtar që numëron 4 gola dhe 7 asiste në 32 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy