
Kapiteni i Juventusit Giorgio Chiellini në prag të ndeshjes finale të Kupës së Italisë kundër Atalantës shprehet se skuadra ka marrë zemër pas ndalesës së Milanit në kampionat. Ai gjithashtu ka shtuar se Atalanta po kalon një moment përrallor, por Juventus do kërkojë ti japë fund.
“Ne jemi gati, kjo është një lojë dhe histori më vete. Në çdo rast ne do e kishim përgatitur në të njëjtën mënyrë, për të fituar një trofe. Dy fitoret e fundit na japin besim dhe shpresë për një rezultat pozitiv. Shpresoj që kjo fushë ta na sjellë fat, siç ndodhi në Superkupë.
Do të jetë ndryshe nga ndeshja me Napolin. Atalanta ka një ekip agresiv. Duhet të jemi të përqendruar deri në fund. Të jemi të sinqertë unë nuk mendoj për të ardhmen time. Mendoj vetëm për ndeshjet. Vlerësimet për të ardhmen do bëhen pas përfundimit të sezonit.
Në ndeshjet e fundit kemi vuajtur shumë, në mbrojtje. Por të kujtojmë pak se kemi qenë mbrojtja më e mirë para pak kohësh dhe nesër duhet të jemi të vëmendshëm.
Gjendja shpirtërore ka ndryshuar dukshëm në ndeshjet e fundit. Barazimi i Milanit na dha më shumë shpresë, por nuk varet gjithçka nga ne. Le të mendojmë për Kupën e Italisë tani, dhe të ndalim Atalantën, që po kalon një përrallë. Ata janë rritur shumë ndër vite.”, tha Kielini.



