
Një ndër prioritetet e Joan Laportas me tu rikthyer në presidencën e Barcelonës ishte rikuperimi i vlerave të humbura . Ky koncept lidhet me lojtarët të cilët në të kaluarën ishin pjesë e ‘’ Los Cules ‘’ dhe tashmë po triumfojnë në ekipet e tyre respektive . Një ndër to është Dani Olmo , karakteristikat e të cilit vlerësohen shumë nga traineri Ronald Koeman sepse mund ti japë shumë variante hollandezit gjatë ndeshjeve .
Gjatë karrierës 23 vjeçari pavarësisht talentit të padiskutueshëm ka arritur statistika interesante me 222 ndeshje , 50 gola dhe 43 asiste , fakt që nuk i ka shpëtuar drejtuesve të spanjollëve.
Eksperienca tek Dinamo Zagrebi ishte piknisja e një rruge që do ti krijonte shansin për tu tentuar nga skuadrat e njohura dhe tashmë momenti për Dani Olmon duket se ka ardhur . Uria për sukses e cila është zbehur shumë në vitet e fundit ia ka ndezur motorrët ‘’ Blaugranëve ‘’ për të transferuar lojtarët e duhur në ‘’ Camp Nou ‘’ të cilët do ti shërbejnë rindërtimit të tyre . Me largimin e Lionel Messit tek Paris St Germain Barcelona nuk do të ketë impaktin e mëparshëm por 58 vjeçari beson se nxënësit e tij do të kapin majat edhe pa legjendën argjentinase .
Presidenti Joan Laporta ka shprehur në disa raste se do të japë maksimumin për ta rikthyer Dani Olmon tek Barcelona të cilën e pret një sezon kompetitiv por duhet parë se si do të funksionojë pa prezencën e ‘’ La Pulgas ‘’ i cili ka patur një influencë të madhe në arritjen e sukseve .



