Vora ka fituar finalen e Kategorisë së Dytë ndaj AF Elbasanit, duke u shpallur kështu kampione për sezonin 2022-2023.
Skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi, ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.
Elbasani e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh me Lleshin në minutën e 19-të, por vorakët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të përmbysin rezultatin. Heroi i Vorës në këtë takim, ishte Avdiu, i cili realizoi dopietë golash, në minutat 26 dhe 78.
Të dyja skuadrat kanë siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm, ndërsa sot luhej për titullin kampion, që e mori Vora.



