Romës i mjafton një pjesë për të fituar derbin, triumfon edhe Tottenham (VIDEO)

Romës i mjafton një pjesë për të fituar derbin, triumfon edhe Tottenham (VIDEO)

Roma ka fituar derbin e kryeqytetit italian, teksa ka mposhtur 3-0 Lazion, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Serie A.

Verdhekuqtë e zgjidhën gjithçka që në pjesën e parë, ku shënuan të 3 golat e takimit. Tammy Abraham realizoi dopietë në minutat 1 dhe 22, ndërsa në minutën e 40-të Pellegrini vulosi shifrat në 3-0.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e 5-të me 51 pikë, ndërsa Lazio renditet një vend më poshtë me 49 pikë.

Tottenham fitoi derbin e Londrës në Premier League, pasi mposhti 3-1 West Ham. Heung-Min Son ishte heroi i “Spurs”, pasi shënoi dopietë golash, për t’i dhënë 3 pikët ekipit të Contes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy