U luajtën këtë të diel, dy ndeshjet e fundit për javën e 17-të në Kategorinë e Parë.
Vora triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Luzit. Dopieta e Xhebrahimit dhe goli i Prengajt, i dha fitoren vorakëve, që mbajnë vendin e tretë me 33 pikë, 6 më pak se Elbasani kryesues.
Ndërkohë nuk prodhoi fitues sfida mes Besës dhe Burrelit, e cila u mbyll në një barazim pa gola.
Vlen të përmendet dhe Bylis dhe Kastrioti kanë një ndeshje më pak, pasi ndeshja mes tyre e programuar për të shtunën, u shty, për shkak të kushteve atmosferike.



