
Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit (FËA) lëshoi një deklaratë duke thënë se përkeqësimi I shëndetit të Peles vjen për shkak të lodhjes.
Legjenda e njohur e futbollit botëror, ka anuluar një udhëtim që kishte programuar për në Londër këtë fundjavë.
Shoqata e Shkrimtarëve të Futbollit kishte për qëllim të organizonte një darkë për të nderuar 77-vjecarin, por tashmë nuk do të jetë e mundur.
Pele ka humbur ndjenjat në shtëpinë e tij pasi ka patur probleme shëndetësore dndërsa menjëherë është dërguar në spital në Brazil. 77-vjeçari është parë kohët e fundit duke ecur me një pajisje ndihmëse, gjë që ka shkaktuar shqetësim te fansat e tij.
Pele konsiderohet si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.
Legjenda ka shënuar 77 gola të pabesueshme në 92 ndeshje për Brazilin nga viti 1957 deri më 1971.



